Katër muaj dënim për zv-trajnerin e Hajvalisë, Ismet Munishin
E ndihmës trajnerit të Hajvalisë, Ismet Munishit ia ka bërë goja me deklarata pas ndeshjes Hajvalia – Besa duke akuzuar rëndë gjyqtarët e ndeshjes dhe Federatën e Futbollit të Kosovës.
Shtëpia më e madhe e futbollit në Kosovës (FFK), e ka dënuar me katër muaj ndalesë Ismet Munishin nga çdo funksion në klubin e Hajvalisë, ndërsa Xhavit Pacolli nga ky klub u dënua me 500 euro, kurse kryetarit Mehdin Pergjegjaj iu tërhoq vërejtje.
“Ismet Munishi ; trajner i klubit të futbollit “ HAJVALIA “ nga Hajvalia me numër të licencës 153, në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për largim nga pankina e lojtarëve rezervë ( manifestim i sjelljeve josportive ; fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarëve të takimit, ofendime ndaj zyrtarëve të lartë të Federatës së Futbollit të Kosovës si dhe deklarimet e pamatura dhe të pa argumentuara dhënë mediave elektronike dhe atyre të shkruara ) nga ndeshja e javës së : XXI-të e Raiffeisen Superligës së Kosovës për Kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Besa e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Prishtinë (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese).
“Dënohet me ndalesë të kryerjes së funksionit të trajnerit dhe funksioneve tjera në klub në kohëzgjatje për; 4 ( katër ) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtarë të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 5”, shkruhej në njoftimin e FFK-së. /Telegrafi/


