Please enter at least 3 characters.

Kate Middleton vendosi gjerdan 12 mijë dollarësh në fotografinë e përvjetorit të martesës me Princin William

2021/04/Older-Man-Two-Photos-Text-Meme-5.jpg

Për të festuar përvjetorin e dhjetë të martesës së Kate Middleton dhe Princit William dje (e enjte), Kensington Palace lëshoi ​​një set të ri fotografish të çiftit mbretëror - dhe dhurata e William për Kate mund të jetë shfaqur në këto fotografi.

Fansat mbretërorë shpejt identifikuan gjerdanin e ri të Middleton – ‘Asprey’s Daisy Heritage Diamond Pendant’, i cili kushton dhjetë mijë euro.

Dukesha, gjithashtu vendosi vathët që përputhen, të cilët kushtojnë rreth 22 mijë euro.

Nëna e tre fëmijëve kishte veshur një fustan në ngjyrë të kaltër nga marka Ghost, në vlerë 254 euro, të cilin ajo e kishte veshur më parë gjatë turneut mbretëror të çiftit në Pakistan në vitin 2019.

Foto: Instagram

William ishte koordinuar me ngjyra me gruan e tij me një triko të kaltër, këmishë dhe pantallona monokromatike.

Ngjyra është mbase e preferuara e çiftit, pasi unaza e fejesës së Middleton, e cila më parë i përkiste Princeshës Diana, përmban një safir të kaltër gjigand të rrethuar me diamante - jo ndryshe nga stili i luleve të gjerdanit të saj të ri. /Telegrafi/

Foto: Instagram