Kasolli – goalkeeping academy Kosova
Arben Kasolli, fillimisht portier në Shqipëri më pas në shumë klube të njohura evropiane, ka qenë trajner portierësh në shumë klube të mëdha në Holandë, në akademinë e Ajax-it, përfaqësuesen U-17 të Holandës, Fulham në Angli e tash së fundi edhe në Arabinë Saudite në ekipet më të njohura të atjeshme.
Emra të njohur botërorë, që ruajtën portat e klubeve më të mëdha kanë ushtruar nën urdhrat e tij. Shumë portierë të rinj morën zanatin prej tij dhe tashti me sukses i bartin fanellat e klubeve të ndryshme evropiane, por tani Arbeni ka vendosur që portierë të tillë me famë të nxjerr nga talentët që gjinden në Kosovë dhe në të gjitha trojet shqiptare.
“E dua Kosovën dhe tashti dua që këtu të zbulojë talentë, të punojë me portierë të këtushëm dhe të ngre profesionalizmin këtu”, thotë Arben Kasolli. Ai thotë se është i gatshëm dhe i hapur të punojë me të gjithë talentët e interesuar, dhe stërvitjet do ti zhvillojë në Prishtinë në një nga fushat e qytetit, ndërsa informatat mund ti marrin në faqen e tij në Facebook.


