Please enter at least 3 characters.

“Kasapi i Mariupolit” shkarkohet nga posti i zëvendësministrit të Mbrojtjes

2023/04/Mikhail-Mizintsev.jpg
436:"MOSCOW, RUSSIA - JULY 20: Chief of the National Centre for State Defense Control Colonel-General Mikhail Mizintsev speaks during working meeting of the Interdepartmental Coordination Unit of the Ministry of Defense and the Ministry of Foreign Affairs of Russia on the return of refugees to Syria at the Russian National Defense Management Center in Moscow Russia on July 20, 2018. (Photo by Sefa Karacan/Anadolu Agency/Getty Images)
12:"Getty Images

Gjeneralkoloneli rus Mikhail Mizintsev, ndryshe “Kasapi i Mariupolit” për rolin e tij në luftën e Ukrainës, është shkarkuar nga posti i zëvendësministrit të mbrojtjes.

Kjo sipas blogerit ushtarak rus, Alexander Sladkov, dhe faqes së lajmeve RBC, transmeton Telegrafi.

Mizintsev orkestroi rrethimin e Mariupolit, në jug të Ukrainës, në muajt e parë të luftës vitin e kaluar.

Në shtator ai u emërua zëvendësministër i mbrojtjes i ngarkuar për logjistikën dhe furnizimet.

Kur BE-ja e sanksionoi atë në qershor të vitit të kaluar, ata thanë se ai ishte përgjegjës për rrethimin "çnjerëzor" të Mariupolit.

Raportet që treguan për shkarkimin e tij nuk treguan se cila ishte arsyeja. /Telegrafi/