Please enter at least 3 characters.

Kasami: Ky referendum ka të bëjë me ardhmërinë e vendit

2018/09/IMG-20180930-WA0010.jpg

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot në Shkollën e Mesme të Tetovës "Kiril Pejçinoviç" votoi për referendum, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai nga aty dha mesazh se ky referendum ka të bëj me ardhmërinë e vendit dhe brezave që do lëmë pas nesh.

"Sot ndryshe nga zgjedhjet e tjera nuk votohet për deputet apo për kryetar komunash por sot votohet për të ardhmen e vendit dhe fëmijëve tanë", u shpreh para mediumeve lideri i Besës, Bilall Kasami./Telegrafi/