Please enter at least 3 characters.

Karriera e Suarezit me Barcelonën duket të ketë marrë fund

2020/08/LuisSuarezBayern-2-e1597596616360.jpg
308:"LISBON, PORTUGAL - AUGUST 14: Luis Suarez of FC Barcelona confronts referee Damir Skomina following the UEFA Champions League Quarter Final match between Barcelona and Bayern Munich at Estadio do Sport Lisboa e Benfica on August 14, 2020 in Lisbon, Portugal. (Photo by Rafael Marchante/Pool via Getty Images)
12:"Getty Images

Luis Suarez thuhet se është vënë në listën e lojtarëve që do të largohen nga Barcelona.

Katalunasit planifikojnë ndryshime të mëdha pas turpërimit nga Bayern Munichu në Ligën e Kampionëve, ndërsa uruguaiani është njëri prej atyre që mund të largohen.

33-vjeçari ka edhe një vit në kontratën e tij, por edhe një klauzolë që aktivizohet automatikisht për një vit shtesë, në rast se luan në 60 për qind të ndeshjeve të sezonit të ardhshëm.

(Foto: Rafael Marchante/Pool via Getty Images/Guliver)

Por, sipas Mundo Deportivo, planet e klubit kanë ndryshuar dhe ai mund të largohet për t’i liruar vend transferimit të Lautaro Martinezit nga Interi.

Është raportuar se vetëm pesë lojtarë janë të sigurt te Barcelona. Tre nga ekipi senior (Marc Andre Ter Stegen, Frenkie de Jong dhe Lionel Messi), si dhe dy talentë (Ansu Fati dhe Riqui Puig). /Telegrafi/