Please enter at least 3 characters.

Karateisti që studion mjekësinë, këndon e shkruan

2016/01/karateisti-q-euml-studion-mjek-euml-sin-euml-k-euml-ndon-e-shkruan_hd.jpg

Karateisti Karaqi po jep maksimumin që të përgatitet si duhet për këtë ngjarje të madhe sportive.

Por 22-vjeçari nuk premton se do të fitojë medalje, nuk premton asgjë sa i takon plasmanit apo bilancit në edicionin e parë të Lojërave Evropiane.

Për Karaqin është privilegj vetë pjesëmarrja në Lojëra Evropiane, por me normë të arritur, si pak sportistë kosovarë.

Në Baku pritet të jenë rreth 20 sportistë nga Kosova, por pos Karaqit deri më tani normën e kanë fituar vetëm edhe tri xhudiste. Ka pak gjasa që lista e sportistëve që fitojnë normë për Lojëra Evropiane të rritet, transmeton Koha.net.

Karaqi e di që në Baku nuk do të jetë favorit për medalje, por ky fakt nuk e frikëson.

"Unë po përgatitem, por në Baku do të jetë vështirë", ka thënë Karaqi në një bisedë për gazetën "Koha Ditore".

Ai flet ngadalë dhe në pamje të parë nuk jep përshtypjen e një sportisti që merr e jep goditje, një sportisti me suksese gjithnjë e më të mëdha në sportin më masiv luftarak.