Kapet duke transportuar 11 migrantë, arrestohet i dyshuari në Muçibabë
06/09/2026
Një person është arrestuar në rrugën Pasion–Muçibabë, pasi dyshohet se po transportonte ilegalisht migrantë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 shtator, rreth orës 00:20, kur njësitet policore kanë ndaluar të dyshuarin teksa ishte duke drejtuar një automjet, në brendësi të të cilit ndodheshin 11 migrantë.
Me vendim të prokurorit, për rastin është njoftuar njësiti për Migrim, ndërsa automjeti është konfiskuar dhe është dërguar në terminalin doganor.
I dyshuari është intervistuar nga policia dhe, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti po hetohet nën dyshimin për kontrabandim me migrantë. /Telegrafi/


