Please enter at least 3 characters.

Vrasja në Korçë, arrestohet i dyshuari pranë banesës së tij

Është kapur autori i dyshuar i vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zhuko në Korçë.

Sipas informacioneve paraprake, Kristjan Sterjo është arrestuar nga forcat e Policisë pranë banesës së tij, pas disa orësh kërkime në qytet dhe zonat përreth.

Policia kishte intensifikuar kontrollet për kapjen e tij, ndërsa në operacion ishin angazhuar edhe forcat speciale të RENEA-s. Këta të fundit kanë marrë informacion se do rikthehej në banesën e vet për tu furnizuar me para. Ndërkaq, është gjetur dhe arma e krimit me të cilin Kristjan Sterio vrau 20 vjeçarin. Ka qenë vetë autori që i ka treguar policisë vendin ku e ka hedhur.

Mësohet se autori e kishte hedhur armën në zonën e quajtur “fusha e druve” ku kishte qëndruar i fshehur gjatë këtyre orëve.

Kristjan Sterjo është një nga të rinjtë më problematike të qytetit të Korçës ndërsa njihet për jetën e tij të shkujdesur.

Sterjo është autori i vrasjes së 20-vjeçarit,Joan Zhuko i cili u qëllua me armë zjarri pas një konflikti. /Euronews.al/