Please enter at least 3 characters.

Kante dëshiron një para-kontratë nga Barcelona

2022/12/kante.jpg

N’Golo Kane dëshiron një marrëveshje parakontrate me Barcelonën në janar, pasi ai synon një transferim të lirë në verë, thonë raportimet në Spanjë.

Por, Barça po konsideron gjithashtu bashkëlojtarin e tij në Chelsea, Jorginhon, Youri Tielemans të Leicesterit dhe yllin e Real Sociedad, Martin Zubimendi.

Mesfushori francez thuhet se shpreson për një transferim të lirë nga Chelsea te Barcelona gjatë verës.

Gjigantët spanjollë kanë zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e Kantes. Dhe 31-vjeçari shpreson që shefat e Nou Camp të marrin një vendim të shpejtë.

Kjo për shkak se ai ka opsione të tjera ndërsa i afrohet fundit të kontratës. Juventusi dhe Interi kanë qenë gjithashtu të lidhur me ish-heroin e Leicesterit.

Por, rekordi i fitnesit të Kantes këtë sezon mund të llogaritet kundër tij. Ai humbi Kupën e Botës për shkak të një lëndimi të kërdhokulës të pësuar kundër Tottenhamit në gusht.

Sport thotë se Barça e vlerëson atë si një zëvendësues Sergio Busquets, që do të largohet gjatë verës së vitit 2023. /Telegrafi/