Please enter at least 3 characters.

Kanosi me vrasje, arrestohet një femër në Prizren

2020/06/Ilustrim-Policia-e-Kosoves-PK-Policia-e-trafikut-rrugor-foto-Ridvan-Slivova-8-780x439-1.jpg

Policia ka arrestuar të dielën një femër në Prizren pasi kishte shkaktuar dhunë në familje dhe kanosje ndaj personit me të cilin ishte duke bashkëjetuar.

Siç bëhet e ditur, ngjarja kishte ndodhur gjatë muajit korrik 2021, kur personi kishte pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese nga e dyshuara duke e kërcënuar me vrasje.

Ky rast ishte iniciuar në polici dhe nga atëherë e dyshuara ju kishte shmangur zyrtarëve të hetimeve për të dhënë deklaratë në lidhje me veprën penale të kanosjes.

"E dyshuara S.H. (1981), u ndalua nga hetuesit policor dhe e njëjta u arrestua për veprën penale të kanosjes dhe dhunës në familje, e njëjta është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës", thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili lëshoj aktvendim për ndalim në afat prej 48 ore.

Me rastin dhe zhvillimin e hetimeve po merren zyrtarët policor në stacionin Prizren-Veri./Telegrafi/