Please enter at least 3 characters.

Kanoset përmes rrjeteve sociale një person në Viti, arrestohet i dyshuari

2023/03/media-sociale-rrjetet-sociale.jpg

Një incident i kanosjes është raportuar në Pozharan të Vitisë, ku një mashkull kosovar ka njoftuar policinë se ishte kanosur përmes rrjeteve sociale nga një tjetër mashkull kosovar.

Pas marrjes së njoftimit, njësitet e hetuesisë kanë kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit.

Gjatë kontrollit, ata kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 36 fishekë.

Si rezultat, i dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /Telegrafi/