Please enter at least 3 characters.

Kanoset me jetë një grua në Prishtinë nga ish i dashuri i saj

2016/01/kanosje-ndaj-personit-zyrtar_hd.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje dhe kanosje në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë, thuhet se një grua është kanosur me jetë nga ish i dashuri i saj.

Rasti kishte ndodhur më 13 mars rreth orës 21:30, mirëpo është raportuar së fundmi në polici.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje e kishte kanosur me jetë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/