Kandidatët për Nobelin e sivjetmë për Letërsi
Për 121 vjet me radhë, çmimi Nobel në letërsi është përpjekur të nderojë shkrimtarin më të mirë të botës. Dhe, që prej 121 vjetësh, komiteti që jep çmimin është kritikuar se pikërisht këtë nuk e ka bërë.
Leon Tolstoy dhe Henrik Ibsen, George Orwell dhe James Joyce, Virginia Woof dhe sa e sa të tjerë konsiderohen si shkrimtarë të denjë për Nobel, por që, për sa kohë ishin gjallë, nuk e fituan kurrë ndërsa Nobeli e ka rregull që nuk jep çmime pas vdekjes. Çmimi shpallet nesër më 6 tetor, në ora 13:00.
Beteja natyrisht që do të zhvillohet edhe këtë vit. Disa besojnë se akademia përpiqet të ruajë prestigjin e çmimit që jep duke diskualifikuar shkrimtarët më të zëshëm me qëllim që të krijojë një efekt nefasues. Sipas kësaj teorie, Murakami nuk mund ta fitojë çmimin Nobel sepse është tepër i famshëm, por ndonjë, jo aq i famshëm si Abdulrazak Gurnah, i cili e fitoi vjet, mundet.
Por, këtë vit ka edhe disa shkrimtarë pretendentë, të cilët, pavarësisht se sa e meritonin, nuk do ta marrin për shkak se vdiqën më herët. Javier Marías, shkrimtari spanjoll, vdiq në shtator dhe po kështu as Hilary Mantel, e cila u nda nga jeta pak më vonë.
Salman Rushdie, shkrimtari britanik që pësoi një sulm të tmerrshëm nga një ekstremist islamik, ka qenë prej vitesh i përfolur si kandidat i mundshëm.
Elena Ferrante, shkrimtarja italiane që ka magjepsur botën me sagat e saj napoletane, por gjithashtu edhe me misterin se kush fshihet pas këtij pseudonimi, ka gjasa që nuk do ta fitojë dot Nobelin pikërisht për këtë shkak, sepse komiteti nuk mund të përcaktojë për fitues një pseudonim. Shkrimtari francez Michel Houellebecq është dikush tjetër i përfolur.
Disa shkrimtarë që janë përmendur nga vëzhguesit vite më parë si kandidatë potencialë, nuk përmenden më këtë vit. Ismail Kadare dhe britaniku Julian Barnes janë nga ata që nuk përbenden.
Kompanitë e basteve janë gjithsesi të gatshme të vendosin bast për çdo gjë kështu që ofrojnë këto koeficientë për këdo që interesohet të luajë.
Michel Houellebecq - 7/1Salman Rushdie - 8/1Ngũgĩ wa Thiong’o - 10/1Stephen King - 10/1Annie Ernaux - 12/1Garielle Lutz - 12/1Pierre Michon - 12/1Robert Coover - 12/1Haruki Murakami - 14/1Anne Carson - 16/1Hélène Cixous - 16/1Jamaica Kincaid - 16/1Jon Fosse - 16/1Lyudmila Ulitskaya - 16/1Margaret Atwood - 16/1Maryse Condé - 16/1Mircea Cartarescu - 16/1Péter Nádas - 16/1Ryszard Krynicki - 16/1Don DeLillo - 20/1Dubravka Ugrešic - 20/1Javier Marías - 20/1Mia Couto - 20/1Nuruddin Farah - 20/1Can Xue - 25/1Edna O’Brien - 25/1Gerald Murnane - 25/1Homero Aridjis - 25/1Ivan Vladislavic - 25/1Karl Ove Knausgård - 25/1Scholastique Mukasonga - 25/1Yan Lianke - 25/1Botho Strauss - 33/1Charles Simic - 33/1Cormac McCarthy - 33/1Hilary Mantel - 33/1Ko Un - 33/1Linton Kwesi Johnson - 33/1Marilynne Robinson - 33/1Xi Xi - 33/1Yu Hua - 33/1Zoe Wicomb - 33/1Martin Amis - 50/1Milan Kundera - 50/1
/Shtepia e Librit/


