Please enter at least 3 characters.

Kanal 77: Ligji për fushata informative plot me paqartësi

2016/07/Kanal-77.jpg

Radio Kanal 77, nuk do të merr pjesë në takimin e punës të caktuar për 06.07.2016 në ora 12, me ftesë të Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë, lidhur me shqyrtimin publik ekspertë për Ligjin për fushata informative dhe reklamuese të institucioneve publike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Radio Kanal 77 nuk pajtohet që Qeveria e RM në mënyrë të drejtpërdrejtë të ndikojë ndaj tregut të reklamave me se përmes Agjencisë të cilën do ta zgjedh vetë, do ta caktojë lartësinë e CPP (Cost-Per-Rating-Point).

Ka shumë paqartësi tjera të cilat drejtpërsëdrejti do të pasqyrohen mbi tregun e tërësishëm mediatik dhe në të ardhmen kjo mund të jetë matës.

Akoma më e tmerrshme është që ky Ligj ka të bëjë me shpërndarjen e parave në shuma në mbi 100.000 euro, ndërsa financimet e vogla të cilat janë në numër të madh nga ana e ndërmarrjeve publike dhe komunave, përsëri do të qëndrojnë pezull në eterin e Maqedonisë.

Dhe si qëllim final, korrupsioni i drejtpërdrejtë ligjor i mediave të cilat mund të zgjidhen ose nuk do të zgjidhen nga një Agjenci marketingu, do ti legalizojë të gjithë veprimet devijuese dhe do ti hesht të gjithë mediat e lira, dhe e gjithë kjo do të jetë sipas Ligjit, thuhet në njoftimin për media të Radio rrjetit Kanal./Telegrafi/