Please enter at least 3 characters.

Kamioni i mbushur me eksploziv në Somali u përplas në pikën e kontrollit, vriten 15 persona dhe dhjetëra tjerë të plagosur

2023/09/1-252.jpg

Në sulmin me bombë në Somali, kanë humbur jetën të paktën 15 persona, derisa 40 tjerë janë plagosur, kanë bërë të ditur autoritetet e atjeshme, raporton Sky News.

Fotografitë dhe videot e publikuara në rrejtët sociale, shfaq kabinën e djegur të kamionit si dhe tymin e zi duke u ngritur në qiell në vendin ku ka ndodhur sulmi në qytetin Beledweyne në pjesën qendrore të Somalisë, transmeton Telegrafi.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, e as Al Shabab që shpesh kryen sulme dhe që e kontrollon një pjesë të Somalisë.

Polici Ahmed Aden ka thënë se në mesin e të vdekurve janë pesë policë, që kishin shtënë në kamion në tentim për ta ndaluar dhe të mos i afrohet pikës së kontrollit.

“Kamioni i mbushur me eksploziv dhunshëm është futur në pikën e kontrollit pranë objektit qeveritar, derisa kamioni i përkiste personelit që merren me sigurimin e objektit”, tha dëshmitari Abdikadir Arba, që gjendej vetëm 200 metra larg dhe ishte ndër personat e parë që ndihmoi të plagosurit.

Abdifatah Mohamed Yusuf, drejtori për ndihmë humanitare dhe menaxhimin e katastrofave në Hirshabelle, ka konfirmuar rastin e sulmit.

“20 të plagosurit janë pranuar në spitalin e Beleweyne, derisa 20 tjerë janë në gjendje kritike”, shtoi ai. /Telegrafi/