Please enter at least 3 characters.

Kamera e Teslas kap aksidentin e 'çmendur' kur vetura tërhiqet zvarrë nëpër autostradë nga kamioni në SHBA

2021/05/teslacam-crash-under-semi.jpg

Një shofer i Tesla po voziste në autostradën I-77 në jug afër Uptown, Karolina e Veriut, kur pa një makinë duke u përplasur nën një kamion.

Shoferi i Tesla, Ben O'Morrow, tha se aksidenti ndodhi të hënën në mëngjes në autostradën I-277.

Ai vuri re ngadalësimin e trafikut përpara, por vetura prapa që u përplas po udhëtonte shpejt dhe dukej se nuk po i vërente makinat që ngadalësoheshin përpara, transmeton Telegrafi.

Siç mund ta shihni nga videoja më sipër, një Nissan ndryshon korsi dhe përplaset me makinën pas Tesla të O'Morrow. Pastaj, ajo përfundon nën një kamion, i cili e shtyp plotësisht anën e pasagjerit dhe e tërheq nëpër autostradë për pak kohë. O'Morrow thotë se ai u shpejtua menjëherë dhe u sigurua që makina e tij të mos bëhej viktimë e një përplasjeje.

Ekspertët u kërkojnë shoferëve që t'i kushtojnë vëmendje të madhe vozitjes, të qëndrojnë vigjilentë dhe të ngasin makinën sigurt. /Telegrafi/