Please enter at least 3 characters.

Kallëzim penal ndaj një personi nga Shkupi, ka bërë video të paautorizuara në kazermën e Tetovës

2020/04/spb-tetove.jpg
SPB Tetovë
Ndalohen dy persona në Tetovë, prishën rendin dhe qetësinë publike

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër A.Sh. (61) nga fshati Studeniçan i Shkupit për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale "hyrje e paautorizuar në objekte ushtarake dhe bërje skicash ose vizatimesh të objekteve ushtarake dhe pajisjeve luftarake".

Sipas informacioneve nga policia, i dyshuari punonte si shofer autobusi në një kompani të angazhuar nga Ministria e Mbrojtjes për transport të organizuar ndërgarnizonal, dhe më 17 shkurt të këtij viti ai hyri në zonën e kazermës së Tetovës.

"Në zonën e kazermës së Tetovës, ai bëri tre video, të cilat më vonë i ndau nëpërmjet një aplikacioni celular", thuhet në raportin e policisë.

Institucionet kompetente po marrin masa për sqarimin e plotë të rastit./Telegrafi/