Please enter at least 3 characters.

Ka ndërruar jetë aktori R Lee Ermey

2018/04/R-Lee-Ermey-1-e1523877680523.jpg
429:"the 2016 National Shooting Sports Foundation's Shooting, Hunting, Outdoor Trade (SHOT) Show at the Sands Expo and Convention Center on January 19, 2016 in Las Vegas, Nevada. The SHOT Show, the world's largest annual trade show for shooting, hunting and law enforcement professionals, runs through January 23 and is expected to feature 1,600 exhibitors showing off their latest products and services to more than 62,000 attendees.
12:"Ethan Miller

Ish-marinsi amerikan, i cili ka ndjekur edhe karrierën si aktor, R Lee Ermey, ka ndërruar jetë në moshë 75 vjeçare.

Ai ka vdekur ditën e diel, ndërsa njoftimin për lajmin tragjik e ka bërë përfaqësuesi i tij, Bill Rogin. Aktori ka vdekur si pasojë e komplikimeve pas inflamacionit të mushkërive.

Ermey ka qenë më së shumti i njohur për rolin e tij në filmin e Stanley Kubrick, "Full Metal Jacket".

Për filmin në të cilin luan rolin e komandanti Gunnery Hartman, ai ishte nominuar për çmimin Golden Globe.

Kolegu i Ermeyt, Matthew Modine, ka bërë një postim në Twitter për të kujtuar veprën e aktorit tashmë të ndjerë.

(Foto: Getty Images)

Ronald Lee Ermey për 14 muaj ka qenë pjesë e marinsave amerikanë në Vietnam, ku ishte bërë komandant edhe në jetën reale.

Ndër rolet e tij më të njohura, janë edhe ato në filmat "Se7en", "The Texas Chainsaw Massacre" e "Mississippi Burning", ndërsa gjatë karrierës është paraqitur në 60 role televizive dhe filmike. /Telegrafi/