Please enter at least 3 characters.

Ka arritur në 724 numri i të vdekurve nga coronavirusi, 34,915 persona janë të infektuar

2020/02/Ka-foto.jpg
142:"A medical staff member takes the temperature of a man at the Wuhan Red Cross Hospital in China on Jan. 25. HECTOR RETAMAL/AFP via Getty Images
20:"AFP via Getty Images

Numri i të vdekurve nga coronavirusi në nivel botëror, ka arritur në 724.

Derisa në dy ditët e fundit, numri i viktimave brenda 24 orëve ka shënuar rënie, është rritur sërish gjatë ditës së djeshme, transmeton Telegrafi.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë, raportoi se nga kjo sëmundje janë prekur 3,399 pacientë të ri. Gjatë 24 orëve të kaluara, 86 pwrsona vdiqën nga ky virusi vdekjeprurës.

Worldometers raporton në kohë reale, se 34,915 persona janë të infektuar me sëmundjen, 6,106 prej të cilëve në gjendje më të rëndë.

Qeveria britanike ka bërë të ditur, se do të pret gjatë ditës së nesërme një grup me britanikë të sëmurë me coronavirus, që do të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.

Në anën tjetër, zyrtarë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kinë, kanë njoftuar se një shtetas amerikan ka vdekur në Wuhan, që është qendra e përhapjes së sëmundjes. /Telegrafi/