Please enter at least 3 characters.

Ka 12 vite përvojë si lojtar profesionist, por Meggiorini turpërohet nga stafi i Chievos në ndeshjen ndaj Milanit (Foto)

2017/03/meggio1.jpg

Një ndodhi interesante ka ndodhur në ndeshjen e Serie A, Milan-Chievo.

Ndeshja e Milanit ndaj skuadrës nga Verona filloi gjithçka sipas parashikimeve.

Megjithatë, nuk vazhdoi ashtu, pasi ndodhi një ndodhi, e cila rrallë ndodh në fushat e blerta të futbollit profesionist, shkruan Telegrafi.

Sulmuesi i Chievos, Riccardo Meggiorini, luajti për disa minuta të kësaj ndeshje pa numër në fanellë, por kjo kishte një arsye të fortë.

Meggiorini u lëndua gjatë një dueli ajror me një futbollist të Milanit dhe fanella e tij u mbush me pika gjaku, ku pastaj gjyqtari e detyroi ta ndërroj fanellën.

Por, skuadra e tij nuk kishte fanellë rezervë për t’i dhënë dhe Meggiorinit iu desh të luaj për disa minuta me një fanellë transparente.

Pas disa minutave gjithçka u kthye në normalitet dhe italianit iu soll fanella tjetër me numër. /Telegrafi/