Please enter at least 3 characters.

Juventusi takohet me Raiolan për transferimin e Bonaventuras

2018/04/Bonaventura-e1524079918819.jpg
119:"during the serie A match between Torino FC and AC Milan at Stadio Olimpico di Torino on April 18, 2018 in Turin, Italy.
17:"Valerio Pennicino

Giacomo Bonaventura duket se do të largohet nga Milani në fund të këtij edicioni.

Mesfushori ofensivë është bërë ndër lojtarët më të kërkuar në kampionatin italian.

Milani i tij nuk ka arritur të zë një vend në Ligën e Kampionëve dhe kjo ka bërë që lojtari të mendojë largimin.

Kampioni në fuqi i Italisë, Juventus po ngulmon për transferimin e tij dhe tani ka bërë hapa konkret.

(Foto: Getty Images)

Mediat italiane kanë raportuar se Juventus është takuar me agjentin e lojtarit Mino Raiola.

Palët kanë biseduar për transferimin e Bonaventuras në Torino pas përfundimit të këtij edicioni.

28-vjeçari gjithashtu është edhe objektiv i Napolit dhe Romës për edicionin e ardhshëm.

Bonaventura ka shënuar tetë gola këtë edicion dhe ka dhuruar katër asistime, ndërsa ka kontratë me Milanin deri në vitin 2020. /Telegrafi/