Please enter at least 3 characters.

Juventusi kontakton Jurgen Kloppin

2019/05/klopp-1.jpg
255:"LIVERPOOL, ENGLAND - MAY 12: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool looks on prior to the Premier League match between Liverpool FC and Wolverhampton Wanderers at Anfield on May 12, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventusi thuhet se ka kontaktuar tash së fundmi Jurgen Kloppin për ta transferuar atë nga Liverpooli si zëvendësues të Massimiliano Allegrit.

Sipas gazetarit italian, Tancredi Palmeri, Zonja e Vjetër ka filluar bisedimet me persona të afërt që ta bindin trajneri gjerman që në verë të transferohet në Allianz Stadium.

Juventusi konfirmoi të premten e kaluar se Allegri do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni, pas pesë vitesh qëndrimi në Torino.

Massimiliano Allegri (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Ai fitoi pesë tituj radhazi të Serie A , mirëpo ka dështuar të triumfojë në Ligën e Kampionëve, edhe pse arriti dy herë në finale.

Mësohet se Jurgen Klopp është duke refuzuar që të largohet nga Anfield Road, megjtihatë gazetari italian ka raportuar se Juve e dëshiron transferimin e tij.

“Klopp është kontaktuar nga Juventusi, por pa ndonjë marrëveshje”, ka shkruar Palmeri në llogarinë e tij në Twitter. /Telegrafi/