Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zirkzees
Juventusi po vazhdon të mbetet i interesuar për të arritur një marrëveshje me Manchester United për transferimin e Joshua Zirkzee në janar, por nëse nuk arrihet kjo, ‘Zonja e Vjetër’ tashmë ka një plan B. Sipas raportimeve të fundit, ‘Bianconerët’ kanë vënë në shënjestër sulmuesin francez Randal Kolo Muani, i cili nuk po gjen hapësirat e duhura tek Paris Saint-Germain.Drejtuesit e klubit italian po shpresojnë që ta shtojnë një tjetër sulmues në radhët e tyre për t’i bërë konkurrencë Dusan Vlahovic, por pasi shpenzuan shumë gjatë verës, klubi me gjasë do synojë transferime në formë huazimi, ose lojtarë të lirë.Kjo është arsyeja pse Kolo Muani ka tërhequr interesimin e tyre, pasi sipas Corriere dello Sport, PSG-ja është e gatshme t’i konsiderojë ofertat për huazim me mundësinë e blerjes së kartonit të tij.


