Please enter at least 3 characters.

Juventusi do të je jetë klubi i fundit i karrierës mbresëlënëse të Ronaldos

2018/07/Cristianoportugal.jpg
235:"SOCHI, RUSSIA - JUNE 30: Cristiano Ronaldo of Portugal during the 2018 FIFA World Cup Russia Round of 16 match between Uruguay and Portugal at Fisht Stadium on June 30, 2018 in Sochi, Russia. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)
12:"Getty Images

Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, ka thënë se Juventusi do të jetë klubi i fundit i portugezit dhe është i kënaqur që lojtari vendosi t'i bashkohej kampionit italian.

Zonja e Vjetër e ka transferuar superyllin botëror të futbollit nga Real Madridi, ndërsa 33-vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin e ri.

(Foto: Twitter/Arjun Pradeep)

"Jam shumë i kënaqur për Cristianon", ka thënë Mendes për Sport.

“Juventusi do të jetë klubi i tij i fundit dhe jam i kënaqur që e mori këtë vendim. Me këtë skuadër, ai do ta mbyllë karrierën e tij të mrekullueshme".

"E falënderoj Andrea Agnellin në veçanti për vendosmërinë e tij dhe vullnetin për të negociuar me Real Madridin dhe po ashtu e falënderoj Beppe Marottan për profesionalizmin e tij", ka deklaruar Mendes.

Fotomontazh: Ronaldo me fanellë të Juves

Ronaldo i kaloi nëntë vitet e fundit te Real Madridi duke fituar gjithçka që mund të ëndërrojë një lojtar, edhe atë më shumë se një herë.

Para Los Blancos, në nivel profesional, CR7 ka luajtur edhe për Manchester Unitedin dhe Sportingun e Lisbonës. /Telegrafi/