Please enter at least 3 characters.

Juventus provon për Matuidin

2016/07/matuidi-2.jpg

Juventus do të konkurroj me Chelsean për mesfushorin e PSG-së, Blaise Matuidi, si njëri nga shumë zëvendësime të mundshme për Paul Pogban.

Me marrëveshjen për shitjen e ‘Pogboom’ te Manchester United që thuhet të jetë pothuajse e plotë, bardhezinjtë janë duke shqyrtuar një listë të lojtarëve të cilët do të mund të marrin vendin e tij.

Sipas Corriere dello Sport dhe La Gazzetta dello Sport, kampioni italian ka shfaqur një interesim në mesfushorin francez, Blaise Matuidi.

Lojtari me sa duket ka diskutuar me agjentin e tij Mino Raiola, i cili gjithashtu përfaqëson Pogban, në një nga shumë samitet me Juventusin.

Një kontratë katërvjeçare i është ofruar nga ‘Zonja e Vjetër’, por ka konkurrencën e Chelseat për ta mposhtur.

Ndër alternativat e shumta të Juventus, nuk është vetëm francez, pasi bianconerët po mendojnë edhe për Nemanja Matic, Axel Witsel, Marcelo Brozovic, Hector Herrera dhe Mateo Kovacic. /Telegrafi/