Please enter at least 3 characters.

Juve ka edhe një objektiv, ta bëjë Ronaldon golashënuesin e sezonit

2019/05/CristianoRAllegri-1-e1557063648138.jpg
273:"JEDDAH, SAUDI ARABIA - JANUARY 15: Juventus head coach Massimiliano Allegri and Cristiano Ronaldo of Juventus during the juventus training session - Italian Supercup previews on January 15, 2019 in Jeddah, Saudi Arabia. (Photo by Marco Rosi/Getty Images for Lega Serie A)
29:"Getty Images for Lega Serie A

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka thënë se skuadra e tij do të bëjë maksimumin që Cristiano Ronaldo të bëhet golashënuesi më i mirë i sezonit.

Superylli portugez shënoi golin e tij të 21-të në derbin ndaj Torinos, ndërsa ndodhet katër gola prapa sulmuesit të Sampdorias, Fabio Quagliarella (i cili numëron 25 gola).

Cristiano Ronaldo dhe Massimiliano Allegri (Foto: Giampiero Sposito/Getty Images/Guliver)

"Cristiano Ronaldo? Ai i ka edhe tri ndeshje në dispozicion për ta fituar çmimin e golashënuesit më të mirë", ka thënë Allegri për Rai Sport.

"Ne duhet të luajmë mirë për ta vënë atë në pozitë që të shënojë. Tash për tash i kemi arritur dy barazime dhe nuk e kemi zhgënjyer askënd", ka shtuar trajneri.

Juve u shpall kampion i Italisë për të tetën herë rresht, ndërsa u eliminua nga Liga e Kampionëve dhe më herët nga Kupa e Italisë. /Telegrafi/