Please enter at least 3 characters.

Juve e nis kampionatin kundër Cagliarit, formacionet startuese

2017/08/juventus-1.jpg

Kampioni i Serie A, Juventus, e nis sezonin e ri me një përballje ndaj Cagliarit, para tifozëve bardhezinj në Torino.

Massimiliano Allegri dhe të zgjedhurit e tij do të tentojnë ta nisin me hap të mbarë sezonin 2017/2018 në kampionatin italian, në kërkim të titullit të shtatë radhazi.

Nga ana tjetër, Cagliari që në edicionin e kaluar zuri vendin e 11-të me 47 pikë të arkëtuara, si objektiv primar e ka qëndrimin në elitë.

Trajnerit Massimo Rastelli natyrisht se do t’i pëlqente ta nisë me një rezultat pozitiv ndaj kampionit.

Formacioni startues i Juventusit: Buffon;Lichtsteiner, Rugani, Chiellini, Alex Sandro; Marchisio, Pjanic; Cuadrado, Dybala, Mandzukic; Higuain.

Formacioni startues i Cagliarit: Cragno; Padoin, Andreolli, Pisacane, Capuano; Farago, Cigarini, Ionița; Barella; Farias, Cop.

/Telegrafi/