Please enter at least 3 characters.

Justin Bieber shihet për herë të parë në Los Angeles, pas akuzave për sulm seksual

2020/06/GettyImages-827672180.jpg
220:"CHARLOTTE, NC - AUGUST 08: Musician Justin Bieber attends a practice round prior to the 2017 PGA Championship at Quail Hollow Club on August 8, 2017 in Charlotte, North Carolina. (Photo by Stuart Franklin/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtari i njohur kanadez, Justin Bieber, është shfaqur për herë të parë në rrugët e Los Angeles, pasi u akuzua nga dy femra për sulm seksual.

26-vjeçari ka vendosur të mbajë një bluzë me ngjyrë të kuqe, ndërsa në kokë ka mbajtur një kapele me ngjyrë rozë, shkruan Daily Mail.

Ai është shfaqur duke biseduar në telefon, teksa kishte mbajtur edhe maskë mbrojtëse, kundër pandemisë coronavirus.

Kjo vjen, pasi ai përmes rrjeteve sociale ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e dy vajzave, që pretendonin se këngëtari i ka abuzuar seksualisht.

Së fundmi ai ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e një kampanje kundër Covid-19, e cila do të mbahet më 27 korrik të këtij viti.

Ndërkaq, “E.T.A” është projekti i fundit nga artisti, që deri më tani ka arritur mbi 5 milionë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/