Please enter at least 3 characters.

Joveski: Rasti "Perandoria" është në fazën e ekspertizës

2019/11/ubomir-oveski-7.jpg

Prokurori publik shtetëror, Ljubomir Joveski informoi se hetimi për rastin “Perandoria” është duke vazhduar dhe se procedura është në fazën e ekspertizës.

“Procedura për këtë rast është në fazën e ekspertizës, ndërsa po ndërmerren veprime të tjera. Presim që në një kohë racionale të përgatitet mendim nga ekspertët”, theksoi Joveski në takimin e sotëm me gazetarët që u realizuar online.

Rastin “Perandoria” e hapi PSP-ja, ndërsa në mesin e të dyshuarve është biznesmeni Jordan Kamçev.

Hetimin për këtë rast tani e udhëheq Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit./Telegrafi/