Please enter at least 3 characters.

Jose Mourinho thotë se vetëm një trajner në botë mund të jetë i kënaqur me skuadrën që ka në dispozicion

2021/08/Jose-Mourinho-thumb.jpg

Ka mbetur edhe më pak se një javë që të mbyllet afati kalimtar në Itali, ku klubet janë të zëna duke punuar për të rregulluar ekipet e tyre, dhe situata nuk është e ndryshme as te Roma.

Trajneri Jose Mourinho, komentoi aktivitetin e klubit në afatin kalimtar, ku u pyet edhe për ardhjen e një mesfushori.

"Kur them se çdo gjë mund të ndodhë, e kam fjalën se edhe mbërritjet edhe largimet janë të mundshme. Në rastin tonë, largimet janë më të mundshme".

Ai u pyet gjithashtu nëse ishte i kënaqur me lojtarët që ka në skuadër.

"A njihni ndonjë trajner që është i kënaqur me ekipit të tij? Ndoshta Pochettino, askush tjetër", ka thënë me shaka Mourinho, duke aluduar në ekipin plot yje që e udhëheq argjentinasi në Paris Saint-Germain.

PSG solli shumë lojtarë në këtë afat kalimtar si Lionel Messi, Gianluigi Donnarumma, Achraf Hakimi, Sergio Ramos dhe Georginio Wijnaldum. /Telegrafi/