Jonida Vokshi gati për Big Brother VIP Kosova 4: Me shumë emocion pres të nis këtë rrugëtim
Jonida Vokshi do të rikthehet sërish si moderatore në Big Brother VIP Kosova.
Ajo ka përfunduar të gjitha përgatitjet për mbrëmjen e sotme, ku për hapjen e spektaklit ka zgjedhur një fustan të zi të shkurtër.
“Me shumë emocion pres të nis këtë rrugëtim bashkë me ju sonte”, ka shkruar Jonida në rrjetet e saj sociale.
Ajo shtoi gjithashtu: “Shihemi në 21:00 me sigurinë absolute që pritja ia ka vlejtur”.
Moderatorja duket më e motivuar se kurrë për të sjellë një sezon të mbushur me energji dhe surpriza për publikun.
Ndërkohë, krah saj do ta ketë sërish Alaudin Hamitin, duke rikthyer kështu një dyshe tashmë të konsoliduar në këtë format.
Të dy pritet të hapin edicionin e ri me një spektakël që ka ngjallur pritshmëri të larta te fansat e reality shout. /Telegrafi/


