Jonida Maliqi lanson projektin e ri, a është ky hiti? (Video)
31/07/2015
Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi, ka lansuar projektin e ri me titull “Jam bërë si ti”.
Për rikthim në skenën shqiptare Maliqi ka bashkëpunuar me Flori Mumajesin që është përkujdesur për kompozimin dhe tekstin dhe studion “Threedots”.
Maliqi ka kohë që ishte duke punuar në këngën e re. Këtë e kishte bërë të ditur vetë këngëtarja duke postuar vazhdimisht fotografi nga incizimet e “Jam bërë si ti”. /Telegrafi/


