Please enter at least 3 characters.

"Joker" shpallet filmi më i mirë në Festivalin e Venecias

2019/09/ToddJoaqim-e1567954116683.jpg
341:"VENICE, ITALY - SEPTEMBER 07: (EDITORS NOTE: Retransmission with alternate crop.) Todd Phillips and Joaquin Phoenix receive the Golden Lion for Best Film Award for ‘Joker’ during the Award Ceremony during the 76th Venice Film Festival at Sala Grande on September 07, 2019 in Venice, Italy. (Photo by Vittorio Zunino Celotto/Getty Images)
12:"Getty Images

Filmi "Joker" e ka fituar çmimin kryesor në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.

Realizmi i regjisorit Todd Phillips e rrëmbeu Luanin e Artë në kategorinë për filmin më të mirë.

Projekti me Joaquin Phoenix në rolin kryesor, do të nisë shfaqjen nëpër kinema nga 4 tetori, ndërsa protagonist e ka armikun kryesor të Batmanit, Jokerin.

Regjisori Todd Phillips dhe aktori Joaquin Phoenix (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Ngjarja përcjell jetën e një komiku të dështuar, i cili përballet me dhunën teksa ec rrugëve të qytetit Gotham i veshur si kloun. Ai dalëngadalë shndërrohet në një mjeshtër të krimit, i njohur si Joker.

Phoenix i ka dhënë karakterit negativ një fytyrë të re, pas Jared Leto ("Suicide Squad") e Heath Ledger ("The Dark Knight"), të cilët e kanë luajtur më herët.

Edicioni i 76-të i Festivalit të Venecias, festivali më i vjetër botëror i filmit, është mbajtur në periudhën 28 gusht - 7 shtator. /Telegrafi/