Please enter at least 3 characters.

John Travolta me dedikim prekës për djalin e tij të ndjerë, Jett në atë që do të ishte ditëlindja e 30-të

2022/04/john-travolta-son-birthday-today-main-200415.jpg
328:"UNDATED: In this handout from Rogers and Cowan, Jett Travolta (L) is seen with his father, actor John Travolta in this undated picture. Jett Travolta, 16, was reportedly found dead on January 1, at a family home at the Old Bahama Bay resort on Grand Bahama Island during a family. (Photo by Rogers and Cowan via Getty Images)
12:"Getty Images

John Travolta e ka kujtuar djalin e tij të ndjerë, Jett, në atë që do të ishte ditëlindja e tij e 30-të të enjten (15 prill).

Jett vdiq në vitin 2009 në moshën 16-vjeçare pasi pati një konvulsion dhe goditi kokën në një vaskë.

"I dashur Jetty, më mungon më shumë se sa mund të thonë fjalët. Mendoj për ty çdo ditë. Gëzuar ditëlindjen. Të do, babi yt", shkroi Travolta, 68 vjeç, në Instagram, duke shpërndarë një foto bardh e zi të tij dhe Jett.

Familja ishte me pushime në Bahamas kur Jett pësoi një konvulsion dhe vdiq pak më vonë.

Travolta dhe gruaja e tij e ndjerë, Kelly Preston, kishin gjithashtu një vajzë, Ella. Rreth një vit pas vdekjes së Jettyt, ata patën një djalë tjetër, Benjamin.

Postimi emocional i Travoltas për djalin e tij të ndjerë vjen tre muaj para përvjetorit të vdekjes së gruas së tij.

Preston në anën tjetër vdiq në moshën 57-vjeçare në korrik 2020 pas një beteje me kancerin e gjirit. /Telegrafi/