Jo vetëm Giampaolo - Maldini dhe Boban po ashtu rrezikojnë largimin nga Milani
251:"VERONA, ITALY - SEPTEMBER 15:Zvonimir Boban and Paolo Maldini of AC Milan during the Serie A match between Hellas Verona and AC Milan at Stadio Marcantonio Bentegodi on September 15, 2019 in Verona, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
Marco Giampaolo rrezikon largimin . (Foto/Getty Images/Guliver)
Boban e Maldini. (Foto/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
01/10/2019
Jo vetëm Marco Giampaolo, por edhe Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban rrezikojnë largimin nga Milani.
Kuqezinjtë e kanë startin më të dobët në histori të klubit në 81 vite.
Ata kanë fituar vetëm dy nga gjashtë ndeshjet e para në kampionat.
Humbja 3-1 ndaj Fiorentinës ishte një tjetër lëvzije në stolin e Giampaolos që tashmë është duke u folur për largimin e tij.
Gazzetta dello Sport shkruan se nuk është vetëm trajneri në rrezik, pasi Elliot Menagment gjithashtu po i shqyrton pozitat e Paolo Maldinit dhe Zvonimir Bobanit.
Shefi i Elliot, Gordon Singer ishte në stadium gjatë ndeshjes me ‘Violat’, por nuk bisedoi me dyshen drejtuese. /Telegrafi/


