Please enter at least 3 characters.

Jo vetëm Arsenali, edhe dy top klube tjera angleze duan transferimin e Xavi Simons

219:"2SYMGP8 Leipzig's Xavi Simons celebrates after scoring the opening goal during the German Bundesliga soccer match between RB Leipzig and FSV Mainz 05 in Leipzig, Germany, Saturday, March 1, 2025. (Jan Woitas/dpa via AP)
17:"Alamy Stock Photo

Xavi Simons do të largohet në verë nga RB Leipzig dhe dëshiron të bëjë një hap para në karrierën e tij.

Arsenali e ka bërë prioritet transferimin e mesfushorit holandez, por nuk do të jetë e lehtë pasi konkurrenca sa vjen e shtohet.

Sipas Fabrizio Romano, Man United po bën thirrje për t'u informuar mbi situatën rreth mesfushorit të RB Leipzig, Xavi Simons.

United ka një interes të gjatë për mesfushorin holandez i cili erdhi nga akademia e Barcelonës dhe është vlerësuar si një nga talentet e mëdha të mesfushës së brezit të tij.

Leipzig thuhet se dëshiron 60 milionë funte për Simons. Ëndrra e lojtarit është një rikthim në Barcelonë, por mund të mos jetë i mundur financiarisht, kështu që Liga Premier është një destinacion i mundshëm për të.

Por garës i është bashkuar edhe Chelsea, me skuadrën londineze që kërkon të përforcohet edhe më shumë në ofensivë.

Gjithsesi i sigurt është largimi i Simons nga RB Leipzig, por jo edhe klubi i tij i ardhshëm pasi shumë klube e duan holandezin. /Telegrafi/