Please enter at least 3 characters.

Jo vetëm adhurues të adrenalinës në Kosovë, zipline në Prizren po tërheqë vizitorë edhe nga Evropa

Zipline në Prizren, i cili u vu në funksion dy vjet më parë, vazhdon të jetë një prej atraksioneve turistike më të vizituara në qytet, duke tërhequr vizitorë nga vende të ndryshme të Evropës, si dhe të rinj nga Prizreni.

Adhuruesit e aventurës dhe adrenalinës përjetojnë zbritje spektakolare në linjën e zipline-it, e cila shtrihet nga Kalaja historike e Prizrenit deri në anën tjetër të lumit, në zonën e njohur nga banorët si "Bayır".

Gjatë muajve të verës, interesi për këtë atraksion rritet ndjeshëm, duke e bërë zipline-in një nga pikat më të frekuentuara turistike në qytet.

Përveçse ofron një përvojë unike për vizitorët, zipline-i po kontribuon edhe në promovimin e potencialit turistik të Prizrenit, duke u mundësuar turistëve vendorë dhe ndërkombëtarë ta shohin qytetin nga një këndvështrim krejtësisht ndryshe.

Ky atraksion është shndërruar në një prej aktiviteteve më të preferuara për ata që kërkojnë kombinimin e aventurës, panoramës dhe trashëgimisë kulturore që ofron Prizreni. /Telegrafi/