Please enter at least 3 characters.

Jennifer Lawrence i lë të gjithë gojëhapur në Londër

2016/01/jennifer-lawrence-i-l-euml-t-euml-gjith-euml-goj-euml-hapur-n-euml-lond-euml-r_hd.jpg

Të hënën në mbrëmje Londra ishte gati për të pritur gjithë kastin e aktorëve të The Hunger Games: Mockingjay - Part 1 për premierën. Të gjithë vëmendjen e mori Jennifer Lawrence, e cila për parakalimin në tapetin e kuq kishte zgjedhur një fustan Dior.

Edhe koleget e saj, aktoret e Hunger Games, Elizabeth Banks dhe Juliane Moore ishin rrezatuese, ndërsa djemtë kishin zgjedhur kostume më klasike.

Pas premierës, kasti i aktorëve u drejtua në after-party të filmit. Jennifer veshi një fustan të bardhë, me dekolte shumë të theksuar.

Aktorja, ndërsa po largohej nga teatri ku u shfaq filmi për tek festa, pësoi një problem dhe nga prerja shumë e ulët e fustanit i doli gjoksi. Kur e kuptoi që "kishte dalë zbuluar", Jennifer qeshi bashkë me këngëtaren Lorde, e cila ndodhej në të njejtën makinë me të. /Telegrafi/