Jenna Ortega shqetëson fansat me pamjen e dobët, motra e saj reagon publikisht
Motra e Jenna Ortegas, Aliyah, ka reaguar pas shqetësimit të fansave për humbjen e dukshme në peshë të aktores së “Wednesday”.
Jenna, 23 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj në një video të fundit për Esquire, ku foli edhe për problemet me ushqyerjen që kishte përjetuar gjatë fëmijërisë.
Pas komenteve të shumta në rrjetet sociale, një fanse e aktores u bëri thirrje ndjekësve të mos spekulojnë për shëndetin e saj, shkruan DailyMail.
“Ajo nuk i detyrohet askujt shpjegim. Trupi i saj i përket asaj”, shkroi ajo.
Në mbështetje të kësaj deklarate reagoi edhe Aliyah, e cila komentoi me disa pikëçuditëse, duke treguar se qëndron pranë motrës së saj.
Jenna ka folur edhe më herët për çrregullimin obsesiv-kompulsiv dhe mënyrën se si ai ka ndikuar në rutinën e saj të përditshme. /Telegrafi/


