Jay-Z i bën serenatë Beyonce-s në ditëlindjen e saj, momenti i ëmbël në koncertin e Londrës
Jay-Z ndaloi koncertin e tij në Londër për t’i uruar bashkëshortes së tij, Beyonce, 45-vjetorin e lindjes.
Reperi 56-vjeçar i kushtoi një moment të veçantë këngëtares, ndërsa publiku iu bashkua duke i kënduar “Happy Birthday”. Beyonce e ndiqte momentin nga suita VIP.
Këngëtarja, e veshur me një bluzë të zezë me kapuç, buzëqeshi, përshëndeti fansat dhe u dërgoi puthje, ndërsa fishekzjarrët ndriçuan qiellin.
Ajo u pa gjithashtu duke kërcyer me entuziazëm gjatë performancës së bashkëshortit të saj, shkruan DailyMail.
Mbrëmja ishte e veçantë edhe për një tjetër arsye, pasi 4 shtatori shënoi 20-vjetorin e albumit të Beyonce-s, “B'Day”. Ndërkohë, Jay-Z performoi disa nga hitet e tij më të njohura.
Koncerti shënoi rikthimin e Jay-Z në skenën solo në Mbretërinë e Bashkuar pas pothuajse një dekade. “Ky vend ka një rëndësi të veçantë në karrierën time”, u shpreh ai para publikut.
Në skenë iu bashkuan edhe Idris Elba, DJ Khaled dhe reperi britanik Giggs, ndërsa Lauryn Hill dhe Wyclef Jean performuan disa këngë të Fugees.
Jay-Z kujtoi gjithashtu turneun e tij të parë evropian, duke thënë: “Faleminderit, ju vlerësoj. Do të jem përgjithmonë një fans i tyre”. /Telegrafi/


