Please enter at least 3 characters.

Janevska: Ligji për arsimin e lartë tashmë është përmbyllur, mirëpo është e drejtë ti dëgjojmë të gjithë

vesna janevska
vesna janevska
vesna janevska

Ministrja për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut, Vesna Janevska sot deklaroi se ka caktuar edhe një mbledhje të fundit për të dëgjuar kërkesat e palëve të interesuar për Ligjin për arsim të lartë.

“Për procedurë parlamentare ka akoma kohë. Kam caktuar edhe një mbledhje për grupin e interesuar dhe kjo do të jetë e fundit. Siç e kam përmendur, Ligji tashmë është përmbyllur mirëpo është e drejtë ti dëgjojmë të gjithë ata që kanë kërkuar takim dhe më pas do të vazhdoj në procedurë qeveritare.

Procedura qeveritare përfshin nevojën që sektori i legjislacionit ta kontrollojë edhe një herë ligjin, për të parë nëse ai është në përputhje me ligjet e tjera, nëse është hartuar siç duhet në gjuhën juridike e kështu me radhë.

Më pas, në mbledhje të qeverisë dëgjohen të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar dhe, pasi të përfundojë kjo fazë, ligji kalon në procedurë parlamentare”, deklaroi Vesna Janevska, ministre e Arsimit.