Janet pranon kërkesën e fansave, pas albumit edhe turne
16/05/2015
Këngëtarja e famshme amerikane, Janet Jackson, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së fansave të saj që të rikthehet në këndim me një album të ri.
Fansat e saj kishin nisur kohë më parë një fushatë duke e lutur 49-vjeçaren t’i rikthehej muzikës pas katër vjetësh mungese.
“Sivjet, këngë të reja, turne i ri botëror, lëvizje e re”, ka shkruar këngëtarja në Tëitter, duke njoftuar për rikthimin e saj, transmeton koha.net.
Albumi i saj i 11-të është pasardhës i “Discipline” që ishte lansuar në vitin 2008.
Ajo për herë të fundit ishte aktive në muzikë me turneun botëror në vitin 2011. /Telegrafi/


