"Jam tmerrësisht i lodhur, por një gol kundër Real Madridit është gjë e bukur” - Muriqi flet pas ndeshjes me kampionin evropian
19/08/2024
Mediumet sponjolle shkruajnë se ishte versioni më i mirë i Vedat Muriqit që jemi mësuar ta shohim, pasi sulmuesi shënoi gol të bukur me kokë ndaj Real Madridit, gjë që e bën të lumtur. Një goditje me kokë pas një harkimi të saktë të Dani Rodríguez nga një goditje nga këndi i befasoi Los Blancos në fillimin e pjesës së dytë. Mallorca ia arriti të shkëpus një barazim me rezultat 1-1 kampionati aktual evropian dhe spanjoll.
‘Pirati’ ka komentuar dhe ka falënderuar tifozët që e përkrahin kanë shumë klubin duke premtuar angazhim dhe suksese më të mëdha. /Telegrafi/


