Please enter at least 3 characters.

“Jam gjithmonë i joti”, Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz shihen më të dashuruar se kurrë më parë

2021/04/42200976-9509989-image-a-38_1619378153751-e1619422893748.jpg

Supozohej që gjatë këtij viti, Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

Por, për shkak të pandemisë coronavirus një ngjarje e tillë është shtyrë për një datë të pacaktuar, shkruan Daily Mail.

Ndërkohë, në rrjete sociale dyshja nuk po ndalen së shprehuri dashuri për njëri-tjetrin, sikurse kanë bërë që në fillim.

Duka ndarë disa imazhe së bashku në Instagram, modeli shihej duke i dhuruar një përqafim bukuroshes në ballë.

“Zemra e tij është më e mira”, ka shkruar Nicola, kurse më pas plasoi edhe komenti i Brooklyn: “Gjithmonë i joti”.

Ky i fundit ka një përkushtim të madh ndaj të fejuarës, pasi edhe ka bërë tatuazh sytë e saj. /Telegrafi/