Please enter at least 3 characters.

Jaht, avion, flotë veturash, si dhe ‘skuadra të kënaqësisë’ - jeta luksoze e një diktatori (Foto)

2017/04/d1-3-e1493372524277.jpg

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un bën një jetë luksoze, ndërkohë që thuhet se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së këtij vendi vuajnë për bukë.

Basketbollisti amerikan, Dennis Rodman, që e vizitoi këtë vend para disa kohësh, tha se “gjithçka që do ti, Kim Jong-un ka më të mirën”.

Diktatori ka në pronësi një jaht të gjatë rreth 30 metra.

Avioni i tij privat është më i vogël se ai i presidentit Trump, por sërish mjaft luksoz në brendësi.

Diktatori ka një koleksion me orë luksoze dhe lëviz me një flotë me Mercedes-a.

Një imazh satelitor i fiksuar para disa kohësh duket se tregon atë që njihet si ‘pallati lundrues i kënaqësive’ në Korenë e Veriut.

Anija luksoze është ankoruar në qytetin-port të Uonsanit, përcjell mapo.al.

Anija ka një pishinë gjigante, rrëshqitëse uji dhe kabina të mbushura me vajza.

Detajet e anijes luksoze i ka dhënë për herë të parë kuzhinieri i famshëm italian, Ermanno Furlanis, që dikur u dërgua në Penian për të gatuar për elitën e vendit.

Prej kohësh dezertorët flasin për ‘skuadra të kënaqësisë’.

Bëhet fjala për vajza të reja, kryesisht të virgjëra, që plotësojnë dëshirat seksuale të liderit suprem dhe klikës së tij.