Please enter at least 3 characters.

Jahjaga përgëzon KOK-un për anëtarësim në KON

2016/01/jahjaga-p-euml-rg-euml-zon-kok-un-p-euml-r-an-euml-tar-euml-sim-n-euml-kon_2_hd.jpg

Presidentja Jahjaga e përgëzoi Komitetin Olimpik të Kosovës për punën dhe angazhim e madh në anëtarësimin në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar duke e vlerësuar këtë si një hap shumë të rëndësishëm për ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës në përgjithësi.

Ajo tha se “me anëtarësimin në KON sportistëve nga Kosova po ju hapet një derë e madhe për prezantimin e vlerave të tyre dhe për përfaqësimin e sportit të Kosovës në arenën ndërkombëtare”.

Presidentja më tutje tha se “institucionet e Kosovës do të vazhdojnë që t’i japin një mbështetje të madhe sportistëve nga Kosova dhe përfaqësimit të vendit në skenën ndërkombëtare”.

Kryetari i KOK, Besim Hasani, e çmoi lart angazhimin dhe rolin e presidentes në mbështetjen e ndërkombëtarizimit të sportit të Kosovës dhe posaçërisht për mbështetjen e fuqishme për anëtarësimin e Kosovës në KON.

Ai tha se “anëtarësimi i Kosovës në KON hap perspektivën për sportin e Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe përfaqësimin e saj në fusha të ndryshme të sportit në botë”.

Hasani e njoftoi Presidenten për angazhimet që po bëhen për përfaqësimin e sportit të Kosovës.