Please enter at least 3 characters.

Jadon Sancho bëhet lojtari i pestë që arrin të regjistrojë +15 gola dhe +15 asistime brenda një sezoni

2020/06/Screenshot_20200602-190550_Samsung-Internet.jpg

Jadon Sancho është bërë lojtari i pestë që arrin të regjistrojë +15 gola dhe +15 asistime brenda një sezoni.

Pasi u rikthye futbolli në Gjermani prapa dyerve të mbyllura, anësori anglez arriti të realizonte het-trik në fitoren 6-1 ndaj Paderbornit në fundjavën e kaluar.

Ai po ashtu bëri edhe një asistim në atë ndeshje, duke arritur shifrën e 17 golave dhe 17 asistime në Bundesliga.

Sancho është bërë lojtari i parë anglez që arrin të bëjë këtë gjë, derisa para tij e kanë bërë lojtarë si, Lionel Messi, Eden Hazard, Cristiano Ronaldo dhe Luis Suarez.

Për dallim nga anglezi, ylli argjentinas e kishte bërë këtë gjë për të katërtën herë në karrierë, ndërsa belgu e kishte arritur dy herë. /Telegrafi/