Jackson është martuar me dadon e fëmijëve të tij
Përkundër mohimit të këtij lajmi nga ekipi i yllit të muzikës pop, gazeta “America's National Enquirer” madje ka siguruar edhe kopjen e një dokumenti pronësor, ku Jackson ka shkruar se është i martuar.
Sipas një burimi të afërt me mbretin e muzikës pop, Jackson është martuar me 40-vjeçaren, Grace Rwaramba, në Las Vegas në muajt a parë të këtij viti.
"Grace është një nga miqtë e tij më të mirë. Ajo është një nga personat e rrallë që i ka qëndruar afër, përkundër problemeve të shumta me të cilat është ballafaquar – përfshirë këtu edhe gjykimin për ngacmim seksual të fëmijëve, në vitin 2005”, ka thënë ky burim për “Enquirer”.
Nëse ky pohim del i vërtetë, atëherë kjo është martesa e tretë e Jacksonit. Më herët, ai ka qenë i martuar me Debbie Rowe dhe Lisa Marie Presley.


