Please enter at least 3 characters.

Jabllanoviqi i bindet KQZ-së, e ndryshon emrin dhe logon e partisë së tij

2017/04/Aleksandar_Jablanovic-MC-e1491335829806.jpg

Vetëm dy ditë pasi që KQZ-ja e ktheu pas Aleksandër Jabllanoviqin, duke mos ia regjistruar partinë, ai i është bindur dy kërkesave të këtij institucioni.

Gazeta Monitor merr vesh nga burime të afërta me KQZ-në se Jabllanoviq ka ndryshuar emrin e partisë së tij dhe logon.

Në propozimin e ri, Jabllanoviq ka emërtuar partinë e tij Partia e Serbëve të Kosovës (Partija Kosovskih Srba - PKS). Ndërkaq për logo të partisë ka propozuar një ndryshe nga e para.